SKANDALI tek Onkologjiku/ KLSH e paralajmëroi: Nuk ka aparatura, s’ka poltronë për kimioterapi! Spitali heshti

SKANDALI tek Onkologjiku/ KLSH e paralajmëroi: Nuk ka aparatura, s’ka poltronë për kimioterapi! Spitali heshti

Spitali i Onkologjisë, raporti i KLSH

TIRANË- Skandali që ka përfshirë spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nën Tereza” nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, pasi jo vetëm mediat, por dhe institucionet e rendësishme e kanë denoncuar “masakrën” që disa ditë më parë veçse sa shpërtheu në sipërfaqe. Kështu një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2023, tregon situatën e rëndë të trajtimit të pacientëve në Onkologjik në qendrën më të madhe dhe më të rëndësishme spitalore në vend, QSUT.
Në raportin e KLSH-së, evidentohet fakti se pavarësisht shtimin të numrit të pacientëve më sëmundje tumorale dhe rritjes së numrit të vdekjeve në grupmosha të ndryshme për shkak të kësaj sëmundjeje, buxheti që shkonte për spitalin Onkologjik ishte i ulët. Por jo vetëm kaq, pasi dhe mungesa e pajisjeve mjekësore theksohet në raportin e KLSH-së, por që me sa duket drejtuesit nuk e kanë lexuar, e jo më reflektuar prej tij.
Në raportin e tij, KLSH e vë theksin tek mungesa e pajisje së Ortovoltazhi, që sipas audituesve ka sjellë mostrajtimin e mbi 200 pacientëve me kancer të lëkurës, të cilët nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi. Problem po ashtu është dhe Pet Skaner e cila nuk ka qenë kurrë në dispozicion të pacientëve. Madje në raport, Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon, institucionit të marrë menjëherë masa për mundësimin e tij.
Përveç mungesës së pajisjeve, Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se në spitalin e Onkologjisë ka dhe mungesë stafi. Kjo shton raporti, sjell radhë të gjata pritjeje për pacientët ndërsa ul efektivitetin e ofrimit të shërbimit nga stafi mjekësor. Në raport theksohet se ambienti ku ofrohet shërbimi i kimioterapisë për pacientët ka vetëm 19 poltrona, ndonëse gjatë ditës trajtohen 75-80 pacientë nga të cilët gjithsecili duhet të rritë 3 deri në 4 orë. Po ashtu audituesit kanë konstatuar dhe mungesën e kushteve bazë si kondicioneri, ndërsa dhomat në katin e tretë kanë lagështirë. Ndërkohë dhe higjena është një tjetër problem, pavarësisht se në këtë spital ajo duhet të trajtohet me shumë kujdes, për shkak të sëmundjeve që trajtohen.
Skandali tek Onkologjiku
Asnjë prej mjekëve të spitalit Onkologjik (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, madje duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur
Burimi