“Për herë të parë në 200 vjet!” Mediat turke: Shqipëria, jo më vend me shumicë myslimane!
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme janë publikuar të dhëna interesante nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 në Shqipëri. Kështu, ajo që ka tërhequr vëmendje ndër të tjera është edhe ndarja e besimeve fetare në popullsi. Turkiyetoday shkruan se regjistrimi i vitit 2023 i Shqipërisë ka treguar një ndryshim të dukshëm demografik që shënon një transformim historik në skenën fetare të kombit.
Muslimanët nuk janë më shumica e popullsisë për herë të parë në më shumë se 200 vjet, thuhet në artikull. Ky është një largim i qartë nga vitet e kaluara kur muslimanët shpesh përbënin shumicën. Nga ana tjetër, popullsia jofetare është rritur disi në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur në 23.4%.
Shifrat e besimeve fetare sipas Censit 2023:
Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451
Burimi