Nga kompanitë e metaleve, te ato të ndërtimit/ Shoqëritë që iu sekuestruan Elman Abules dhe Kristian Boçit (Dokument)

Nga kompanitë e metaleve, te ato të ndërtimit/ Shoqëritë që iu sekuestruan Elman Abules dhe Kristian Boçit (Dokument)

Elman Abule, Kristian dhe Drilona Boci

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, që çoi në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 50 milionë euro, në pronësi të Elman Abule, Kristian Boçit, dhe personave të lidhur me ta.
Abule njësoj si edhe Doçi, njihen si biznesmenë kontrovers në Shqipëri, pasi dyshohet se janë pjesë e grupeve të trafikut të kokainës në Belgjikë. Paratë që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, janë investuar më tej në Shqipëri, përmes 14 shoqërive tregtare që janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Pasuritë janë në pronësi të Elman Abules, Kristian Boçit, Drilona Boçit, Ender Boçit, Eliverta Boçit, Vladimir Avramit dhe Marisa Nitos, të gjithë persona të lidhur mes tyre, përmes rrethanave shoqërore dhe familjare.
Kompanitë që i janë sekuestruar Elman Abules: ‘Metal Form’, ‘Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’, ‘Alfemet’.
Janë sekuestruar sekuestruan shoqëritë ‘Dada Clean’ dhe ‘Sapientia’ të Marisa Nitos.
U sekuestrua shoqëria e Vladimir Avramit, ‘Europa Bilding’. U sekuestruan shoqëritë e Kristian Boçit, ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’.

/ZËRI 
Burimi