Ia mbathi me vrap nga Gjykata, policia nis procedim të ri për mjekun Gashi. Pronari i lokalit ku shkoi për drekë hoqi kamerat

Ia mbathi me vrap nga Gjykata, policia nis procedim të ri për mjekun Gashi. Pronari i lokalit ku shkoi për drekë hoqi kamerat

Edmond Gashi duke ia mbathur nga Gjykata

TIRANË- Po kthehet në qesharak, procesi ndaj mjekëve të spitalit Onkologjik, të cilët u shfaqën dje në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Pas arratisjes nga ambientet e Gjykatës së Tiranës ditën e djeshme, ndaj mjekut Edmond Gashi ka nisur një hetim i ri.
Ndërkohë që ajo që e bën edhe më ulëritëse të gjithë situatën, është se mjeku Gashi ka shkuar në një restorant që të konsumojë drekë qetësisht pas seancës në Gjykatë, edhe pse ndaj tij është në fuqi masa e arrestit të shtëpisë.
Pronari i lokalit është proceduar po ashtu nga policia, për shkak se ka fshirë kamerat, në mënyrë që të mos evidentohej me prova filmike prania e Gashit.

NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.    

Mjekët e spitalit Onkologjik dolën dje para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë.
Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media.
Pasi doli nga gjykata, bëri një “alibi brilante” për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Burimi