Gjiknuri pas mbledhjes së Grupit të Dialogut: Brenda korrikut miratohen ndryshimet, opozita të reflektojë

Gjiknuri pas mbledhjes së Grupit të Dialogut: Brenda korrikut miratohen ndryshimet, opozita të reflektojë

Damian Gjiknuri

TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit të Dialogut ku u disktua për Reformën Zgjedhore. Gjiknuri ka deklaruar se nëse arrihet konsensusi me Partinë Demokratike, ligji do të miratohet në korrik. Ai shtoi po ashtu se ka dhënë siguri për votimin dhe numërimin elektronik në 4-5 qarqe të mëdha të vendit, por një gjë e tillë tani edhe pse është kërkuar nga opozita, po kundërshtohet nga këta të fundit.
Gjiknuri: Shumë çështje duheshin adresuar, opozita insiston fort në rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit ju e dini që ndryshimet e kodit iu nënshtruan edhe certifikimit të Venecias Ne këtë pikë që jemi duhet të aderojmë dy çështje. Janë tre vendime te Kushtetueses, dy janë themelore. E para ka të bëjë më votën e diasporës dhe sa i përket kësaj kemi marrë propozime që kanë bërë kolege të opozitës një vit më parë. Çështja e dytë është çështja e Hersit, apo formulës së cështjes së shpërndarjes së mandateve. Këtu jemi të hapur për konsensus. Do të diskutojmë dhe do të dalim me propozimet tona dhe nëse do këtë dakordësi në rregull, në të kundërt vazhdojmë me ligjin në fuqi. Së fundmi kam thënë garanci që jemi të gatshëm që të realizojmë votimin elektronik në 4-5 qarqe të mëdha të vendit. Por si duket opozita ka ndryshuar mendje edhe për këtë. PS ka qenë për një variant të balancuar, si herësi. Ose mund të shkojmë drejt një skeme më të afërt, kushtetuese. Nëse nuk ka dakordësi, do të mbetet regjimi siç është shfuqizuar nga Kushtetuesja, që do të thotë se herësi është zero.
Palët në grupin e dialogut kanë afat deri më datë 1 korrik për të dorëzuar në Kuvend projektligjin. Por teksa ditët kalojnë, ndarësitë mes opozitës dhe mazhorancës, sa i përket listave të hapura, ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe rikthimit të koalicione, janë të mëdha./ZËRI
Burimi