Akuzohet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, arratiset Marko Roshiç! Policia ‘ngre duart’: Se gjetëm në banesë
Policia e Kosovës
KOSOVË- Arratiset Marko Roshiç. Ky i fundit akuzohet si një nga 3 autorët e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviçit. Roshiç u dënua nga Gjykata Themelore të premten. Lajmin për arratisjen e tij e ka konfirmuar dhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Përmes një prononcimi ai bën me dije se në momentin që kanë shkuar për ta arrestuar nuk e kanë gjetur në banesë. Po ashtu shton se ka pretendime se Roshiç të jetë arratisur nga Kosova.
Veton Elshani: Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë (ditën kur është marrë vendimi nga gjykata), ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë.
Të premten, më 28 qershor, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vite burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Marko Roshiç akuzohet për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, i dënuar me 8 vite burg dhe 10 mijë euro gjobë. Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit. Vijon puna për kapjen e Roshiç./ZËRI
Burimi