Vrasja e Eglant Koçit! ‘Mand Dhelpra’ në arrati, hetime në një “Exchange”, çfarë deklaronte Shakaj: Ai që kishte portofolin dixhital u kap në Dubai

Vrasja e Eglant Koçit! ‘Mand Dhelpra’ në arrati, hetime në një “Exchange”, çfarë deklaronte Shakaj: Ai që kishte portofolin dixhital u kap në Dubai

Armand Shakaj dhe Eglant Koçi TIRANË-Tre muaj nga ngjarja e rëndë ku prej 4 qershorit Eglant Koçi u shpall i humbur deri në gjetjen e trupit të tij të pajetë, autori i dyshuar i vrasjes Armand Shakaj vijon të jetë në arrati. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, ku në kuadër të hetimeve grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një pike këmbimi valutor në Tiranë. Ishte vëllai i të ndjerit Eglant Koçi, i cili në 5 qershor pasi kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij,  para Policisë ka deklaruar se Koçi konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Ndërkohë administratori i “Exchange-it” ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte...