VIDEO/ Manchester City mund në transfertë Liverpool, shikoni golin e bukur të Cherki
Manchester City ka marrë një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin e pastër 0-3 në “Anfield”, në një përballje të rëndësishme të Premier League. Skuadra nga Manchesteri tregoi forcën e saj në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar momentet vendimtare dhe duke i dhënë një goditje të rëndë vendasve. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Liverpoolin që tentoi të krijonte rrezik, ndërsa City kërkonte hapësirat për të goditur. Megjithatë, ndeshja ndryshoi pas daljes me karton të kuq të Ryan Gravenberch në minutën e 62-të, pasi mesfushori i Liverpoolit mori kartonin e dytë të verdhë. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 65-të, Erling Haaland zhbllokoi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Manchester Cityt. Në minutën e 68-të, Jeremy Doku dyfishoi...
Burimi:
sportekspres.com