Nga Belgjika te Belgjika, në më pak se dy muaj Italia është kthyer praktikisht në pikën zero
Nga Belgjika te Belgjika… Italia është kthyer në pikën e nisjes. Ajo që ndodhi gjatë kësaj periudhe nuk duhet hedhur poshtë. Fitorja ndaj Francës është një moment krenarie për futbollin italian dhe duhet të shërbejë si shembull për t’u ndjekur. Megjithatë, mësimet duhen nxjerrë nga dy humbjet e rënda kundër Belgjikës. Skuadra që Van Bommel ka ndërtuar në një kohë të shkurtër luan futbollin që duhet luajtur në vitin 2026; është gjithmonë sulmuese, mban ritme të larta në mesfushë dhe vë në lëvizje shpejtësinë e sulmuesve të saj të jashtëzakonshëm. Diferenca mes Belgjikës dhe Francës është e dukshme. Francezët, me Mbappé, varen nga një lojtar i vetëm. Pa të, humbasin në fintet me thembër dhe veprimet e bukura teknike, të cilat jo gjithmonë japin rezultat....
Burimi:
telesport.al