Superliga: Vllaznia nis shkëputjen, Tirana rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Apolonia e Pogradeci

Superliga: Vllaznia nis shkëputjen, Tirana rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Apolonia e Pogradeci

Vllaznia vijon të komandojë renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj edhe pas takimeve të javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar. Shkodranët fituan 101-76 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi” dhe udhëheqin me 12 pikë të plota. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan të gjithë titullarët, që realizuan të gjithë mbi 10 pikë (Hibbitt me 18 pikë më i miri) Një sukses që shkëput 3 pikë Vllazninë nga ndjekësit. Fitore të vështirë korri jashtë fushe Apolonia, që në sekondat e fundit mundi 110-108 Skënderbeun. Rikthehet te fitorja edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” fitoi 115-85 ndaj Flamurtarit, ndeshje ku Ndreca realizoi 25 pikë. Fiton edhe Pogradeci, 102-95 ndaj Elbasanit, në një sfidë të ekuilibruar shumicën e kohës. Fidelis me 33 pikë ishte shënuesi më...