‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë
Kombëtarja shqiptare regjistroi një rezultat fantastik mbrëmjen e së dielës teksa arriti të mposhtë Bjellorusinë 2-0 falë një loje bindëse dhe të vulosë përfundimisht vendin e parë në grupin C1 të Nations League. Ishte ky një rezultat që i jep mundësinë kuqezinjve të ngjiten në Ligën B dhe të sigurojnë vazon e tretë për shortin e kualifikueseve. Por një meritë të madhe për këtë arritje ka edhe trajneri Maran, që pas një starti të dobët në aventurën e tij të re me kuqezinjtë me 2 humbje në ndeshje miqësore, diti të kthejë situatën në favor dhe rezultatet i dhanë mëse të drejtë. Në përfundim të ndeshjes me Bjellorusinë, Maran i kishte disa fjalë zemre për futbollistët dhe stafin teknik të tij. ‘Ata që e duan...
Burimi:
javanews.al