Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri! Goditen dhe dy raste kontrabande
Policia Kufitare e Korçës ka zhvilluar kontrolle intensive në pikat kufitare të Goricës dhe Kapshticës, duke goditur një rast të kërkimit ndërkombëtar dhe dy raste të kontrabandës së mallrave. Në Goricë është arrestuar një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkohë, në Kapshticë është arrestuar një 55-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 29-vjeçar, pasi në autobusët që drejtonin u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara, përfshirë cigare, produkte ushqimore, medikamente, vaj dhe pjesë automjetesh. Njoftimi i policisë: “Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për goditjen e paligjshmërive. Kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar dhe goditen 2 raste të kontrabandës së...
Burimi:
javanews.al