Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Patosit. Një 33-vjeçar ka njoftuar Policinë se i ishte dëmtuar porta e rrethimit të banesës. Ky person, sipas policisë, ndodhej në masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin. Njoftimi i Policisë: Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të...