“Oj Kosovo”! Kënga nacionaliste serbe mes Brukselit, Kos: Keqardhje, nuk paraqet qëndrimet e KE

“Oj Kosovo”! Kënga nacionaliste serbe mes Brukselit, Kos: Keqardhje, nuk paraqet qëndrimet e KE

Marta Kos BRUKSEL-Komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos ka reaguar pas skandali të ndodhur në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku u interpretua kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës "Oj Kosovo, Kosovo”. Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe dhe thekson se kënga në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian. Marta Kos: Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian. Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen. Kënga “Oj Kosovo, Kosovo”, u interpretua gjatë mbrëmjes hapëse nga grupi muzikor slloven “Kapobanda”, në kuadër të koncertit ku ishte parashikuar edhe...