Hera e dytë brenda dy javësh, shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë. Policia jep detajet
Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi është në pronësi të A. Koçit. Sipas informacioneve paraprake, ky është rasti i dytë i një shpërthimi të regjistruar në të njëjtin biznes brenda një periudhe të shkurtër kohore. Vetëm dy javë më parë, në këtë dyqan ishte regjistruar një tjetër shpërthim, atëherë me lëndë plasëse. Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pronari i biznesit ka dhënë dëshminë e tij duke treguar se dyshon se ngjarja mund t’i ketë ndodhur për shkak të djalit. Në sajë të hetimeve dhe nga deklarimet ka dyshime se shkak janë bërë konfliktet e djalit të tij me disa persona...
Burimi:
kohajone.com