Sherr me thika në burgun e Durrësit, një i plagosur
Një konflikt mes dy të burgosurve në burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e I. Bibës me thikë. Për ngjarjen e ndodhur të dielën është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë një konflikti mes dy të burgosurve, Bugjisha ka goditur me mjet prerës Ilir Bibën. Pas arrestimit, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Muharrem Bugjisha dyshohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal. Ndërkohë, AMSEVP ka nisur...
Burimi:
kohajone.com