Rama sot në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE, takim me Presidentin e KE

Rama sot në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE, takim me Presidentin e KE

Edi Rama BRUKSEL-Sot kryeministri Edi Rama, ndodhet në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, i cili zhvillohet nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Në fokus të forumit do të jenë progresi i vendeve kandidate për anëtarësim, Paketa e Zgjerimit për këtë vit, si dhe perspektiva e një Bashkimi Europian më të zgjeruar dhe më rezistent. Rama do t’i drejtohet panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”, ku në qendër të diskutimit do të jenë reformat dhe roli i investimeve në procesin e integrimit europian. Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.