Skandal në Forumin e BE! Interpretohet në Bruksel kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Skandal në Forumin e BE! Interpretohet në Bruksel kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

PAMJE NGA NGJARJA BRUKSEL- Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës "Oj Kosovo, Kosovo” është interpretuar në Bruksel, në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos. Kënga “Oj Kosovo, Kosovo”, u interpretua gjatë mbrëmjes hapëse nga grupi muzikor slloven “Kapobanda”, në kuadër të koncertit ku ishte parashikuar edhe pjesëmarrja e Orkestrës së të Rinjve të Ballkanit Perëndimor. Në ekranin e madh para audiencës shihen vargjet e këngës “Sa Kosova zora sviće”, i cili në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”. Kënga njihet më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve patriotike serbe që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën. Ajo është shkruar në vitin...