Tritol për herë të dytë dyqanit të luleve brenda dy javësh, pronari: Djali luan bixhoz, duan 240 milionë
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi është në pronësi të Asllan Koçit. Sipas raportimeve paraprake, dyqani është vendosur për herë të dytë në shënjestër brenda një afati të shkurtër kohor. Raportohet se edhe më 1 nëntor, biznesit iu vendos tritol. Herën e parë lënda eksploziv ishte hedhur dhe shpërtheu në tarracën e dyqanit të luleve. Pronari i dyqani dyshon se shkak mund të jetë djali i tij që luan bixhoz. Koçi ka deklaruar se i kanë kërkuar 240 milionë lekë. “Situata është shumë keq, kjo është hera e dytë. Prej djalit që luan bixhoz, më kanë marrë lekë, duan dhe 240 milionë. Përnatë kam qëndruar roje. Policia ka nisur kërkimet,...
Burimi:
zeri.ai