Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut! GJKKO rrëzon kërkesën e ish-prokurorit për parashkrim
Adriatik Llalla TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat penale që lidhen me fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa SPAK, i përfaqësuar nga prokurorja Enkeleda Millonai, u shpreh kundër kërkesës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë. Përmes kërkesës së depozituar në Gjykatën e Posaçme, Llalla kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se dënimi ndaj tij ishte parashkruar. Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë...
Burimi:
zeri.ai