VIDEO/ Berisha: Javën e parë do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, rrogat dhe pensionet do të dyfishohen

VIDEO/ Berisha: Javën e parë do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, rrogat dhe pensionet do të dyfishohen

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në Dibër, ka deklaruar se në javën e parë të qeverisjes do të vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh dhe se rrogat e pensionet do të dyfishohen. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka zhytur qytetarët në varfëri, ka dëmtuar ekonominë dhe ka lejuar përhapjen e një sistemi që, sipas tij, favorizon vjedhjen e fondeve publike. Berisha u ndal te pasojat ekonomike që, sipas tij, ka sjellë lidhja mes trafikut të drogës dhe strukturave shtetërore. Ai kujtoi raportin e SHISH-it të vitit 2017, për të cilin tha se evidentonte përfshirjen e 120 oficerëve madhorë të policisë në mbjelljen e kanabisit, pa përfshirë efektivët e tjerë. Si shembull të goditjes së ekonomisë, ai përmendi...