Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…
Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, foli mbi emrin e kandidatit të mundshëm socialist për Bashkinë e Tiranës. “Ne kemi filluar prej kohësh, por në fakt tani jemi futur në fazën e nxehtë të përgatitjes strukturore të Partisë Socialiste për emrin e kryetarit të bashkisë në çdo qytet. E kam thënë shpesh, ne garojmë për t’i fituar të 46 bashkitë e vendit. E kam thënë në Parlament dhe them se mund të humbim më pak sesa gishtat e dorës bashki, ku do bëjmë ne gabime. Nuk kemi asnjë arsye për të humbur asnjë bashki të vendit. Ne nuk jemi një parti e vogël dhe nuk kemi filozofi që emri i kandidatit do ta bëjë garën. Nëqoftëse kemi një arsye pse fitojmë, është se...
Burimi:
javanews.al