Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zhvillimet e fundit dhe debatet rreth pozicionit të ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë qenë në qendër të diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. I ftuar në studio, analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj ka hedhur poshtë qasjet që i shohin lëvizjet politike si prodhime laboratorike apo “alkimi”, duke theksuar se dinamikat reale të pushtetit ndërtohen përmes një spektri të gjerë faktorësh politikë, emocionalë dhe ndërkombëtarë. Sipas Zogajt, pretendimet se lëvizjet e fundit janë thjesht një skenar i mirëorganizuar për t’i hapur rrugë karrierës së mëtejshme të Spiropalit nuk përkojnë me realitetin e zhvillimeve dhe kronologjinë e ngjarjeve. Ai vuri në dukje se me kalimin e mandateve, partitë në pushtet priren të mbyllen gjithnjë...