E pazakontë në Britani, tre persona sulmojnë sallën e dasmave me molotov, dy makina luksoze përfshihen nga flakët
Britani – Një ngjarje e pazakontë u regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Birmingham, kur tre persona sulmuan një sallë ku po zhvillohej një dasmë, duke hedhur pesë mjete ndezëse dhe duke u vënë zjarrin dy makinave luksoze. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, jashtë sallës së eventeve Royal Shalimar, në zonën Sparkbrook. Në ambientet e sallës ndodheshin qindra persona. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, edhe pse mjetet ndezëse kaluan shumë pranë disa prej të ftuarve që ndodheshin jashtë ndërtesës. Sipas raportimeve të mediave britanike, tre persona të veshur me të zeza u filmuan nga kamerat e sigurisë pak para sulmit. Njëri prej tyre dyshohet se ndezi tre mjete shpërthyese dhe i hodhi në drejtim të sallës. Më pas, një tjetër prej sulmuesve kaloi rrugën dhe...
Burimi:
vizionplus.tv