Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë dhe një i plagosur rëndë (EMRAT)

Tragjike! Përplasen dy mjete lundruese në Shëngjin, një viktimë dhe një i plagosur rëndë (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin. Vizion Plus mëson se dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, një person i identifikuar si Klaus Gjergji ka humbur jetën, ndërsa Uran Marku ka mbetur i plagosur rëndë. Marku është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv