Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u konfliktuan për kamerat e sigurisë, ja si ndodhi ngjarja

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Shkodër, fqinjët u konfliktuan për kamerat e sigurisë, ja si ndodhi ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës. 64 vjeçari Vladimir Bruçi mbeti i plagosur mesditën e së enjtes pas një konflikti të çastit me një person tjetër. Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim 70 vjeçarin Pjerin Bitanjin, i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj Bruçit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30. Pas të shtënave, Bruçi u transportua në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas burimeve, 64 vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Bitanji dhe Bruçi janë fqinjë dhe, para ngjarjes, kanë qenë së bashku në një lokal. Konflikti sipas burimeve ka ndodhur për disa kamera sigurie të vendosura...