Antonio Costa sot në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po qëndron në Kosovë për takime me krerët institucionalë dhe partiakë. Costa e nis vizitën me takimin me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Më pas ai do të zhvillojë takim dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Costa po ashtu do të zhvillojë takime me krerët e partive opozitare në Kosovë. Vizita e zyrtarit evropian në Kosovë është në kuadër të një turneu në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: zotimi i Bashkimit Evropian për rajonin është i vërtetë, sikurse është e vërtetë edhe mundësia për zgjerim. Momentumi ekziston. Tani është koha që të japim rezultate”, tha ai përmes një njoftimi para nisjes së vizitave në...
Burimi:
vizionplus.tv