Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien Një investigim tronditës nga tre mediat kryesore në Belgjikë, nga gazeta ‘Le Soir’, televizioni publik RTBF dhe revista ‘Knack’ ka arritur në përfundimin se mafia shqiptare po pushton botën për shkak të lehtësisë me të cilën i pastron paratë në Shqipëri. Më poshtë shkrimi i ‘Le Soir’, pjesë e një serie prej disa shkrimesh Nga Louis Colart, LE SOIR Nëse organizatat shqipfolëse kanë zënë një vend dominues në trafikun ndërkombëtar të drogës, kjo shpjegohet pjesërisht nga lehtësia me të cilën ato pastrojnë paratë e pista. Mjeshtër të parasë cash. Profesionistë të parasë në dorë. “Megjithëse policia na ka sinjalizuar për përmasat e problemit që paraqesin organizatat shqipfolëse, ne nuk kemi vërejtur pasqyrimin...