Ibrahimaj: Vilat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë do menaxhohen nga shteti dhe privati, ky është qëllimi
Dy vilat qeveritare, ajo e Vlorës dhe Velipojës do të menaxhohen nga shteti në bashkëpunim me privatin. Këtë gjë e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, e cila në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë deklaroi se qëllimi është fitimi dhe jo kalimi i pronës shtetërore drejt privatit. “Hospitality Albania që menaxhohet nga Koorporata e Investimeve dhe parashikon menaxhimin e dy strukturave të Vlorës dhe Velipojës, të vilave qeveritare. Asetet shtetërotre të shfrytrëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore nuk i transferohet privatit, por vetëm bashkëpunim menaxhimi”, tha Ibrahimaj. Ministrja më tel foli edhe për çmimin e naftës dhe kritikat ndaj Bordit të Transparencës. “Bordi i Transparencës nuk ka shërbyer vetëm tani, por edhe...
Burimi:
vizionplus.tv