Ergys Agasi u lëshua nga Rama: nuk e arrestoi SPAK-u, por lufta brenda Rilindjes

Ergys Agasi u lëshua nga Rama: nuk e arrestoi SPAK-u, por lufta brenda Rilindjes

Përtej faktit që ndaj Ergys Agasit, prej muajit dhjetor 2025, ishte vendosur një masë sigurimi “Arrest në burg”, arrestimi i djeshëm i tij ishte një regji teatrale, me videoklipe dhe foto të shpërndara fillimisht nga Policia e Shtetit tek grupet e interesit dhe më pas nga këto grupe në media. Kapja e Agasit nuk ishte thjesht ekzekutimi i një vendimi gjykate, pra respektimi i ligjit, por një plotësim dëshire i njerëzve me mjaft influencë, që kontrollojnë rrymat e intrigat brenda grupit të Partisë Socialiste. Për 9 muaj me radhë, Agasi ka lëvizur lirisht, me shapka dhe atlete, rrugëve të Shqipërisë dhe të Tiranës, dhe askush nuk e ka ngacmuar për ta arrestuar. Ai ka vijuar takimet në vilën e tij në Mullet dhe në vilën në...