Agasi në pranga/ Berisha ngre pikëpyetjet: Ishte arrestim apo dorëzim me kushte?
Arrestimin e Ergys Agasit e ka komentuar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një koment në rrjetet sociale, Berisha thotë se Agasi u arrestua afër vilës së tij, “në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku”. Berisha thotë se ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, arrestimi ngre një sërë pikëpyetjesh. Së pari, sipas Berishës a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? “Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim” – pyet Berisha. “Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën,...
Burimi:
ntv.al