“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama: Ata që vijnë me libër shtëpie poshtë dritares Zoti i faltë
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës që po zhvillohet prej tre ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e tij. Duke iu përgjigjur kërkesave për dorëheqje, Rama i ka konsideruar ato të përsëritura dhe pa risi, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të dialogojë me protestues që, sipas tij, janë të “orkestruar”. Ai ka theksuar se është i hapur për komunikim vetëm me qytetarët që e kanë votuar dhe i kanë shprehur mbështetje përmes mesazheve personale. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se qeveria mbetet e palëkundur në vendimmarrjet e saj dhe se, sipas tij, protestat përbëjnë pjesë të një “lufte hibride” që nuk do të ndryshojë drejtimin e politikave të ndjekura. Rama: Dorëheqjen...
Burimi:
vizionplus.tv