Hoxha: Kosova, prioriteti ynë! Konjufca: Kemi forcuar kapacitetet e mbrojtjes, synojmë antarësim në NATO

Hoxha: Kosova, prioriteti ynë! Konjufca: Kemi forcuar kapacitetet e mbrojtjes, synojmë antarësim në NATO

Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha gjatë vizitës së tij të parë si kryediplomat në Prishtinë krahë homologut Glauk Konjfuca.  “Ne në Tiranë nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah”, tha Ferir Hoxha, ministër i Jashtëm. Hoxha u ndal edhe tek dialogu me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve si hapi kryesor që do të sillte paqe afatgjatë në rajon.  “Në këtë...