Shqipëria krah Kosovës, Hoxha: Nuk tolerojmë asnjë kërcënim ndaj sigurisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku në një deklaratë të përbashkët me homologun kosovar, Glauk Konjufca, theksoi se Kosova mbetet prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të bazuara në histori të përbashkët, interesa strategjike dhe synime të përbashkëta euroatlantike. Hoxha u shpreh se zhvillimet në Kosovë kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë dhe se përparimi i të dy vendeve ecën paralelisht. Sipas tij, Tirana do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm integrimin ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në organizata si Këshilli i Evropës dhe UNESCO, të cilat do të ndihmonin në forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan...
Burimi:
kohajone.com