Zgjedhjet në seri në Kosovë forcojnë idenë e “shtetit të papërfunduar”
-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Zgjedhjet në Kosovë nuk mjaftojnë më për të vlerësuar cilësinë e demokracisë, nëse nuk ndiqen me qëndrueshmëri institucionale. Bllokimet e shpeshta paszgjedhore kanë ndryshuar mënyrën se si vendi perceptohet ndërkombëtarisht, duke zhvendosur fokusin nga procesi zgjedhor te kapaciteti për qeverisje. Më 7 qershor, Kosova shkon në zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve – një ritëm që e largon ciklin zgjedhor nga normaliteti demokratik dhe e vendos atë në logjikën e krizës së përsëritur. Vetëm gjashtë muaj më parë, zgjedhjet prodhuan një fitues të qartë – Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 51 për qind të votave – që në kushte normale do të nënkuptonte stabilitet politik. Por, dështimi për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit aktivizoi afatet kushtetuese dhe...
Burimi:
kohajone.com