Eklipsi diellor i 12 gushtit, mjekët japin udhëzimet: Syzet e diellit nuk mjaftojnë
Bota E Martë, 11 Gusht 2026 17:39 Eklipsi diellor i 12 gushtit pritet të jetë një spektakël i veçantë, por mjekët paralajmërojnë për rrezikun që i kanoset shikimit nëse Dielli vëzhgohet pa mbrojtjen e duhur. Ekspertët theksojnë se rrezatimi diellor nuk dobësohet gjatë eklipsit dhe shikimi i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë retinopati diellore, një dëmtim të retinës që mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm. Problemi është se dëmtimi mund të mos shkaktojë dhimbje dhe simptomat mund të shfaqen vetëm disa orë ose ditë më vonë. Syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje. Për të parë eklipsin në mënyrë të sigurt duhen përdorur syze speciale të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2. Ekspertët këshillojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me...
Burimi:
kohajone.com