Trajneri i Kombëtares, Maran: Grudën, Mehmetin dhe Kurtulën i duam te Shqipëria, por zgjedhja mbetet në dorën e tyre

Trajneri i Kombëtares, Maran: Grudën, Mehmetin dhe Kurtulën i duam te Shqipëria, por zgjedhja mbetet në dorën e tyre

Pas listës së grumbulluar për 4 ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, trajneri i Kombëtares, Roberto Maran, ka dalë në konferencë për shtyp. Ai ka folur edhe lojtarët që nuk janë bindur t’i bashkohen kuqezinjve. “Kam folur shumë qartë me Berishën, sepse është shumë e rëndësishme për mua, mjafton të jetë cilësor, nuk ka lidhje nëse është 17 apo 37. Është shumë portier i mirë, edhe po të ishte Strakosha pjesë, zgjedhja do të behej me meritë. Gruda, Adri Mehmeti dhe Kurtulan? Të gjithë e dinë interesin tonë për ta, procedurat janë bërë, por gjithçka mbetet te zgjedhja. Le të flasim për ata që janë këtu me ne. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë listë, ka edhe lojtarë të tjerë që...