Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, mungon Serbia

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor, mungon Serbia

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Për herë të dytë, Serbia nuk do të jetë e pranishme në samit. Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë, gjë që është mirëkuptuar nga zyrtarët për shkak të periudhës tranzitore në Beograd pas zgjedhjeve. Aktivitetet nisin pasdite Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 me arritjen e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 17:40 është paraparë pritja zyrtare. Seanca plenare do të mbahet në orën 18:00, e pasuar...