Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të shpallë një tjetër paketë tarifash doganore ndaj të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe 15 vendeve të tjera, në një zhvillim që mund të sjellë tensione të reja në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare. Sipas agjencisë Associated Press, e cila citon dy burime të njohura me çështjen, Zyra e Përfaqësuesit Amerikan të Tregtisë pritet të publikojë gjatë ditëve të ardhshme rezultatet e një hetimi disa mujor mbi subvencionet shtetërore që u jepen industrive në këto ekonomi. Autoritetet amerikane argumentojnë se mbështetja financiare e qeverive për prodhimin industrial krijon avantazhe të padrejta në treg, duke u mundësuar kompanive të huaja të shesin produkte me çmime më të ulëta dhe të konkurrojnë prodhuesit vendas amerikanë. Hetimet janë zhvilluar në bazë...
Burimi:
javanews.al