Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Tregjet financiare në Azi janë përfshirë nga një valë e fortë shitjesh këtë të mërkurë, pasi kërcënimet e reja të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave tregtare kanë shtuar shqetësimet për ekonominë globale. Presionit mbi bursat i është bashkuar edhe dobësimi i aksioneve të kompanive të teknologjisë, duke rritur pasigurinë mes investitorëve. Indeksi MSCI për tregjet e Azi-Paqësorit, duke përjashtuar Japoninë, regjistroi një rënie prej 3.2%. Goditjen më të madhe e pësuan bursat e Tajvanit dhe Koresë së Jugut. Në Tajvan, rënia arriti deri në 8.6%, ndërsa në Korenë e Jugut humbjet shkuan në 6.4%. Edhe Japonia nuk i shpëtoi tendencës negative. Indeksi kryesor Nikkei 225 ra deri në 3.7%, ndërsa kontratat e së ardhmes për indeksin amerikan S&P 500 sinjalizuan një tjetër sesion...