29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta
Shoqata ProEksport Albania së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe përfaqësisë së BE në vendin tonë kërkojnë që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të rishikohet llogaritja e tatimit për pagat e ulëta. “Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet”, theksojnë shoqatat e biznesit dhe sindikatat. Prej tyre kërkohet të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së tatimit mbi pagat e ulëta. “Pjesa e pagës deri në pragun e patatueshëm të mbetet e përjashtuar edhe kur paga bruto e kalon këtë prag. Tatimi të zbatohet vetëm mbi pjesën që e tejkalon atë, në mënyrë që çdo...
Burimi:
syri.net