“National Geographic” i kushton një reportazh Vjosës dhe jetës përgjatë saj
Vjosa dhe peizazhet e saj të veçanta, biodiversiteti dhe mundësitë që krijon për komunitetet lokale janë në qendër të një reportazhi të prestigjiozes ”National Geographic”, që përcjell një udhëtim nga burimi i lumit deri në derdhjen e tij në det. Eksploruesi i ”National Geographic”, Nick St. Oegger, sjell përmes një reportazhi bukuritë natyrore dhe vlerat ekologjike të lumit Vjosa. Reportazhi pasqyron bukurinë natyrore të Vjosës, e cila përshkon mbi 250 kilometra në territorin shqiptar, duke ruajtur rrjedhën e saj të lirë, pa diga, si dhe rolin e rëndësishëm që ajo luan në jetën e banorëve të zonës. ”Herën e parë që pashë Vjosën, nuk e kuptova se po shihja një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Të ndjekësh Vjosën përmes Shqipërisë do të...
Burimi:
kohajone.com