Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Bruksel, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në qendër të diskutimeve do të jenë perspektiva europiane e rajonit, përshpejtimi i procesit të integrimit dhe forcimi i bashkëpunimit mes palëve. Samiti do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ndër temat kryesore të takimit pritet të jenë reformat që vendet kandidate duhet të realizojnë në rrugën drejt anëtarësimit, forcimi i shtetit të së drejtës, konsolidimi i institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi rajonal. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BE-ja ka vënë në dispozicion deri në 6 miliardë euro...