Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin dhe Rrugën e Kombit, probleme në qarkullim

Termometri në qytetin e Kukësit ka shënuar minus 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, temperaturat kanë zbritur deri në minus 6 gradë, duke krijuar ngrica në akset rrugore. Mjegulla ka mbuluar jo vetëm qytetin, por edhe një pjesë të Rrugës së Kombit, konkretisht segmentin Pobreg-Kolsh, ku për shkak të kufizimit të fushëpamjes, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Autoritetet këshillojnë përdorimin e dritave të mjegullës, uljen e shpejtësisë dhe ruajtjen e distancës së sigurisë mes automjeteve, për të shmangur aksidentet e mundshme. Stina e vjeshtës dhe ajo e dimrit në Kukës karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe prania e shpeshtë e mjegullës së dendur në zonat e ulëta dhe lugina,...