Për herë të parë e bukura e Universit një nënë, kush është fituesja e kurorës së Miss Universe 2026
Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe 2026, të zhvilluar në San Juan të Porto Rikos. 27-vjeçarja arriti të rrëmbejë kurorën në garën ku morën pjesë 116 konkurrente nga vende dhe territore të ndryshme të botës. Ajo pason në këtë titull meksikanen Fátima Bosch, fituesen e vitit 2025. Fitorja e Barreto-s shënon një moment historik për konkursin, pasi ajo bëhet gruaja e parë nënë që fiton titullin Miss Universe. Ajo është gjithashtu përfaqësuesja e gjashtë e Porto Rikos që siguron këtë kurorë. Kush është fituesja e Miss Universe 2026? Jennifer Barreto është 27 vjeçe, me origjinë nga Mayagüez i Porto Rikos. Ajo ka përfunduar studimet në psikologji dhe zotëron dy diploma masteri,...
Burimi:
kohajone.com