“Takoni veçanërisht krerët e degëve të mashtruar nga Basha”, zbulohet porosia për Këshillin Kombëtar në PD në prag të protestës së 11 korrikut: Kushdo që është kundër qeverisë…

“Takoni veçanërisht krerët e degëve të mashtruar nga Basha”, zbulohet porosia për Këshillin Kombëtar në PD në prag të protestës së 11 korrikut: Kushdo që është kundër qeverisë…

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh ditën e sotme, ku i pranishëm online ishte edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në mbledhje u miratua edhe rezoluta e bashkimit, ndërsa u zbulua porosia për Këshillin Kombëtar në prag të protestës së 11 korrikut, ku u kërkua që të takohen veçanërisht krerët e degëve të mashtruar nga Basha.
Flamur Noka: Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-së në këtë periudhë. Pika e parë e diskutimeve është bashkimi. Drejtuesit e PD-së, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetaret e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijme dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratë, por që janë kundër Qeverisë.

Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu (Basha). Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa prove, fakte dhe akuzë. Një regjim autokratik që të asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose të nxjerrë jashtë ligjit atë. Regjimi ka zgjedhur të burgos liderin tonë.
Degët e PD-së kanë grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fleteplasoje do të jenë të gjitha pikat përse i ftojmë qytetarët në protestë. Do të realizohet dhe spoti i cili do të shpërndahet masivisht. Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm. Kryetaret e degëve, anetarët e KK që janë pjesë e grupeve të punës të jenë në çdo rrugë, takime me qytetarë për t’i ftuar ata në protestë. Ashtu sikundër vepruam në protestën e 20 shkurtit.

Top Channel
Burimi