Rastet e dyshuar nga helmimi i ujit të pijshëm, Drejtoria e Ujësjellësit Dibër ndërhyn në bllokimin e tubacioneve të vjetra
👁17417
Pas paraqitjes në spitalin e Bulqizës të mbi 90 qytetarëve me shenja helmimi, Drejtoria e Ujësjellësit Dibër ndërhyn në bllokimin e tubacioneve të vjetra.
Edhe pse nga ISHP analizat e ujit e pijshëm dolën pa ndotje bakteriale, gjatë ditës së sotme mirëmbajtja e shërbimit të ujësjellësit ka nisur bllokimin e disa tubacioneve të vjetra të cilët furnizohej një pjesë të lagjes kryesisht tek tregu i Bulqizës.
Megjithatë ngelen hetimet e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi në këtë tubacion ka pasur edhe ndërhyrje në rrjet nga bizneset private.
Top Channel
Burimi