“Qeveria, kafshatë që s’kapërdihet”, Salianji takim në Kavajë për protestën e 11 korrikut: Në tre mandate ka prodhuar luftë ndaj qytetarëve
👁1439
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Kavajë me mbështetësit e opozitës për protestën e 11 korrikut.
Sipas deputetit, gjithçka që kjo qeveri ka prodhuar në 3 mandate kanë qenë lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve, ndërsa rendit edhe arsye të tjera.
“Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!
Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!
Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00″, ka shkruar Salianji.
Top Channel
Burimi