![Emri/ Iu thye xhami gjatë punimeve në banesë, plagoset në kraharor 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/emri-iu-thye-xhami-gjate-punimeve-ne-banese-plagoset-ne-kraharor-27-vjecari-niset-me-helikopter-drejt-traumes_668be0af64b18.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Emri/ Iu thye xhami gjatë punimeve në banesë, plagoset në kraharor 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Traumës
👁4931
Një 27-vjeçar në Pogradec është dëmtuar me xham gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij.
Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit i do të transportohet me helikopter drejt Tiranës pasi është plagosur në pjesën e kraharorit. I riu është identifikuar si Renato Sehiti.
Gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule raporton se i dëmtuari mësohet se është punonjës policie pranë komisariatit të Pogradecit, me detyrën e inspektorit të lagjes. Nga policia thuhet se u nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa nuk ka shfaqur rrezik për jetën deri më tani.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
Top Channel
Burimi