Ekskluzive/ Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, caktohet data e vendimit

Ekskluzive/ Ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, caktohet data e vendimit

Në gjykatën e Londrës përfundoi shqyrtimi kërkesës së shtetit shqiptarë për të ekstraduar nga Britani e Madhe pesë persona të dyshuar se Prill 2023 u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu e ndoqi online këtë seancë gjyqësore nga ku u vendos data 30 korrik për dhënien e vendimit.
I kërkuari i drejtësisë shqiptare, Edmond Haxhia nën dyshimin se organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt bashkë me pjesëtarët e grupit të vëzhgimit,  Thomas Mithan dhe Steven Hunt u paraqitën në gjykatën e ekstradimeve nga burgu  Wandsworth në Londër përmes video link.

Nuk preferoi të ishte në gjykatë përmes video link Harry Simpson.
E bashkë-akuzuara si pjesë e grupit të vëzhgimit Harriet Bridgeman, nën masën e lirë me kusht,  nuk ishte e nevojshme të paraqitej.
Të gjithë bashkë do të jenë prezent më 30 Korrik përballë kreut të gjykatës së ekstradimeve Senior District Judge Paul Goldspring, i cili do të lexojë vendim për këtë çështje të pa precedentë, ku shteti shqiptarë kërkon ekstradimin e katër shtetasve britanik bashkë me shqiptarin Edmond Haxhia.
 
 
 

Top Channel
Burimi